Edhe pse ka filluar me dy fitore radhazi, trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka refuzuar të thotë se skuadra e tij është pretendente kryesore për titullin në Serie A.
42-vjeçari minimizoi shpresat e skuadrës së tij për titullin, duke argumentuar se ata ende kanë para vetes një rrugë të gjatë dhe ai mendon se AC Milan dhe Napoli do ta përcaktojnë titullin.
“Scudetto? Java e dytë e kampionatit, është shumë herët për të folur për gjëra të tilla,” tha ai për Corriere dello Sport, pas fitores 1-0 në Siena.
“Ekipet tjera janë para nesh. Përveç Milanit dhe Napolit, edhe Lazio janë shumë të rrezikshëm.”
“Siena është një vend i vështirë,” shtoi ai.
“Shumë do të vuajnë këtu, sidomos skuadrat e mëdha. Por, unë i pëlqej mënyrat e Juventusit, skuadër e cila ka shumë lojtarë.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 21:58