Conte i ka ngjallur të gjithë kritikët, pas barazimit me Catanian, duke insistuar se Juve nuk mund të shndërrohet në kampion brenda natës.
“Nëse mendoni se Juve ka qenë në vendin e shtatë, e kuptoni se e kemi të vështirë për të luftuar për titullin, ne kemi një rrugë të gjatë për të qenë konkurrues,” përfundoi ai.
Conte zbuloi se e dëshiron yllin e Arsenalit, Theo Walcott dhe atë të Manchester United, Luis Nani, gjithashtu edhe Carlos Tevezin e Manchester Cityt, i cili është objektiv i Juventusit.
“Ne nuk mund të marrim Walcott, Nani, ose Tevez për shkak të financave,” vazhdoi ai. “Klubet në Itali nuk mund të përballojnë çmime të tilla, kështu që ne u përqendruam në lojtarë të rinj.”
“Por, nëse ne mund të përmirësojmë diçka në buxhetin tonë, atëherë ndoshta ka një mundësi”, tha ai, (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 12:08