Vazhdojnë spekulimet rreth së ardhmes së Fabio Coentraos. Tani thuhet se ai, pasi filloi dje stërvitjet e para me klubin e tij për sezonin e ri, ka për t’u përshëndetur me shokët e tij.
Ditët e Coentraos në Benfika janë të numëruar. Lojtari ka filluar të përshëndetet me kolegët e tij, duke i informuar ata se në ditët në vazhdim do të jetë “Los Blancos”.
Ruben Amorim, bashkëlojtar i tij, ka thënë se ai është shumë i rëndësishëm për ta.
“Ne duhet të mësohemi të jetojmë pa të. Kështu është futbolli. Duhet të jemi të gatshëm për ndryshime”, tha Ruben Amorim.
Ish lojtari madrilen, Javier Saviola, u shpreh: “Unë do të dëshiroja që ai të qëndroj dhe shpresoj që të qëndroj, por nëse ai shkon i uroj shumë fat.”
Tuesday, 28 June 2011 19:00