Siç kanë pritur të gjithë se Coentrao do të jetë nënshkrimi i katërt i Madrilenëve, kjo nuk ndodhi. Të gjithë janë të zhgënjyer që marrëveshja nuk po arrihet assesi.
Mediet spanjolle shkruanin se marrëveshja do të arrihej qysh javën e kaluar. Ekipi i tij, Benfica, nuk po lëshon pe për klauzolën 30 milionëshe, ndërsa madrilenët nuk dëshirojnë ta paguaj këtë çmim.
U munduan ta zbusin çmimin me përfshirjen e një lojtari, cilindo që ta dëshironte Benfica: Gago, Garay, Sarabia dhe Drenthe, por ata mendjen e kanë vetëm tek paratë. Lojtari ka filluar të përgatitet për sezonin e ri, pa lajme rreth së ardhmes së tij.
Tani në garë për të ka hyrë edhe Chelsea, pasi e emëroi trajnerin e ri, dhe ata janë të gatshëm të rrëmbejnë këtë mbrojtës fantastik. Marca shkruan se plani B i Madridit mund të jetë Ashley Cole, i cili po kërkon të luaj në Spanjë.
Tuesday, 28 June 2011 09:40