Fabio Coentrao ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Real Madridin, dhe ka deklaruar se do të largohej nga Benfica vetëm për gjigantët spanjollë.
Shihet se dëshira për të luajtur për Jose Mourinhon dhe përkrah bashkëkombësit Cristiano Ronaldo, ka bërë që ai të ndërrojë mendjen duke u distancuar nga Bayern Munich.
Gjermanët kanë qenë shumë të lidhur me 23-vjeçarin, por kërkesa e madhe nga Benfica, 30 milionë euro, dhe dëshira e Coentraos për të luajtur në Madrid, është bërë një pengesë për transferimin e tij në Bundesligë.
“Çfarë dua, është që të luaj për Real Madridin dhe do të largohesha nga këtu vetëm për ata”, deklaroi Coentrao për AS.
Portugezi Hugo Almeida ka thënë se bashkëkombësi i tij Fabio Coentrao duhet të transferohet te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
“Për mua Coentrao është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në botë. Duhet të jesh një lojtar tepër special dhe atëherë një klub si Reali do të shprehë interes për ty”.
“Unë e dua Marcelon, por natyrisht unë mendoj se Fabio është më i mirë. Ai do të ishte lojtar i shkëlqyer për Realin. Për një lojtar është krenari e madhe kur një klub si Reali shprehë interes për të”, tha Almeida për reporterët.
Në anën tjetër, Sir Alex Ferguson është shprehur se ka folur me Jose Mourinhon me anë të telefonit, rreth finales në të cilën do të luajnë kundrejt skuadrës së Barcelonës.
“Unë kam folur me Mourinhon rreth finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Mourinho, në fund të bisedës telefonike, më uroi fat”, tha Ferguson në konferencën për shtyp.
Saturday, 28 May 2011 09:11