Manchester City ka deklasuar kampionin e Premierligës, Chelsean.
Skuadra e Manchester Cityt ka mposhtur me shumë legatësi kampionin aktual të Premierligës, Chelsean.
Skuadra e Pellegrinit ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3:0, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së Jose Mourinhos, Chelsea.
Kun Aguero shënoi golin e parë në minutën 31’të, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë City ishte skuadër edhe më konkrete, pasi shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të kapitenit Kompany dhe mesfushorit brazilian, Fernandinho.
Kjo ishte fitorja e dytë e City me rezultat të njëjtë 3:0, ndërsa për Chelsean ishte humbja e parë, pasi në ndeshjen e parë kishte barazuar 2:2.
Sunday, 16 August 2015 19:33