Tevez me sa duket nuk ka të ardhme në City, pas pezullimit të tij të fundit, dhe besohet se klubi do të jetë në kërkim për ta shitur 27-vjeçarin, në janar, por do të insistojnë në një tarifë që ende nuk dihet s
a.
Këshilltari i Tevezit, Kia Joorabchian hodhi poshtë pretendimet se lojtari kishte refuzuar për të luajtur, duke ia hedhur fajin përkthimit të dobët.
“Nëse ju nuk keni një përkthyes shumë profesional, ju keni një problem,” tha Joorabchian.
“Unë flas spanjisht dhe anglisht dhe të dyja pyetjet janë interpretuar gabimisht, dhe të dyja përgjigjet janë interpretuar gabimisht.”
“Një nga problemet më të mëdha është se gjërat janë marrë jashtë kontekstit.”
Ku qëndron Tevez në të ardhmen është e paqartë, pasi gjigantët brazilianë të Korintas, ishin refuzuar gjatë verës, ku thuhej se ata nuk kishin ndonjë plan që të përpiqen dhe të nënshkruajnë me sulmuesin.
Megjithatë, Roberto Mancini e ka bërë të qartë se për aq kohë sa ai është menaxher i Manchester Cityt, Tevez do të duhet të ndjekë karrierën e tij larg nga Stadiumi Etihad. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 17:03