Bosi i Manchester City, Roberto Mancini, është duke u përpjekur për të transferuar mesfushorin e Evertonit, Jack Rodwell.
Daily Mail thotë se City do të fillojë përgatitjet për sezonin në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye dëshiron të bëjë një ofertë për mesfushorin e ri të Evertonit, Rodwell.
Mesfushori Anglez, aktualisht aktivizohet për U21 dhe sipas informacioneve që qarkullonin në mediet Angleze ishte pritur qe të nënshkruajnë për Manchester United gjatë kësaj verë, por interesimi nga Old Trafford ka rënë në muajt e fundit.
Megjithatë City, kanë qenë në ndjekje te Rodwell dhe Mancini dëshiron të reformoj skuadrën e tij për sfidat e ashpër që e presin sezonin e ardhshëm.
Everton në mënyrë të përsëritur kanë thëne se ata nuk duan të humbasin lojtarët e tyre më të mirë dhe Rodwell padyshimtë bie në atë kategori.
Por menaxheri David Moyes do të duhet për të mbledhur para për të rindërtuar skuadrën e tij dhe Rodwell, i cili vetëm sa ka nënshkruan një marrëveshje pesë vjeçare 12 muaj më parë, do të komandojë një tarifë transferi që kap shifrën e 20 milion funteve.
Thursday, 12 May 2011 11:12