Sunderland dhe Tottenham janë të lidhur me senegalezin, pasi ai shënoi 22 gola sezonin e kaluar dhe tashmë ka shënuar edhe katër herë të tjera në këtë sezon.
Cisse tha, në korrik, se ai mund të përfitojë nga qëndrimi në Bundesligë, por 26-vjeçari ka thënë që një ditë do të shkojë në Premier League.
Rivalët e Bundesligës, Schalke dhe Wolfsburg, kanë qenë gjithashtu të interesuar dhe vetë lojtari ka deklaruar që ai dëshiron se largohet nga Freiburg.
Ai tha: “Unë dua të largohem, kam një kontratë, por unë dua ta provoj veten në një nivel tjetër, disa klube janë të interesuara për mua dhe disa telefonata janë bërë.”
Shefi i Freiburgut, Fritz Keller, tha se Cisse është nën kontratë deri në vitin 2014, dhe “jam shumë i qetë për këtë”.
Ai shtoi: “Ne jemi plotësisht të qetë, lojtari është vetëm duke bërë një reklamim të vogël, e kjo është në rregull ai vetëm le të shënojë gola për ne, atëherë gjithçka është mirë”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 23 August 2011 22:15