Çikago është skuadra e parë e NBA që siguron matematikisht pjesëmarrjen në playoff pas suksesit 102-101 ndaj Torontos që çoi në 40-10 bilancin e tyre në këtë sezon të shkurtuar. Në një ndeshje ku mungonte përsëri Derrik Rouz për dëmtim, Toronto ka vënë vështirësi ekipin vendas dhe i ka shkuar shumë pranë fitores. Por në fund kanë qenë kryesuesit e NBA që kanë buzëqeshur nga kjo sfidë pasi kanë marrë një sukses të rëndësishëm pikërisht në sekondën e fundit të kohës shtesë. Gjuajtja vendimtare e Luol Deng në sekondën e fundit ka qenë aq pranë sirenës sa gjyqtarëve u është dashur të shohin disa herë përsëritjen për të përcaktuar fituesin e kësaj sfide.
Dallas ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm kundër Hjuston, duke fituar me rezultatin 101-99 përballë skuadrës që kërkon t’i rrëmbejë vendin mes 8 më të mirave në Konferencën e Perëndimit. Dirk Novicki ka shënuar 31 pikë e 7 topa në tabelë për kampionët në fuqi, i ndihmuar nga 24 pikët e Xhezon Territ, i cili si zakonisht zgjohet në pjesën e fundit të sezonit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Memfis-LA Klipërs 85-101
Atlanta-Uashington 95-92
Detroit-Nju Jork 79-101
Sharlot-Nju Xhersi 89-102
San Antonio-Nju Orlins 89-86
Dallas-Hjuston 101-99
Toronto-Çikago 101-102
Indiana-Miluoki 125-104
Sakramento-G. Steit 108-111
Sunday, 25 March 2012 08:28