Problemet fizike të Derrik Rouz mendohej se do t’i krijonin probleme Çikagos që për momentin ka rekordin më të mirë në NBA. Por kjo skuadër ka arritur të bëjë më të mirën edhe pa lojtarin e saj kryesor dhe këtë e tregoi më së miri duke mundur Boston me rezultatin 89-80. Karlos Buzër (23 pikë, 15 topa në tabelë, 5 pasime) dhe Luol Deng (23 pikë, 4 topa në tabelë, 10 pasime) morën përsipër të udhëhiqnin skuadrën duke qenë vendimtarë të lojën e tyre në periodën e fundit ku arritën të ndalnin ofensivën e Boston që synonte të kthehej në ndeshje.
Ndërkohë, LA Klipërs kanë marrë një sukses shumë të rëndësishëm në fushën e Portland me rezultatin 74-71. Si zakonisht, “banda e ajrit” i është falur aftësive të lojës në tabelë të Bleik Grifin, i cili ka realizuar 21 pikë dhe 14 topa në tabelë. Ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për LA Klipërs të cilët po mundohen të rimarrin vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit, të cilin ua ka “vjedhur” San Antonio me 9 fitore radhazi. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Xhersi-Indiana 88-93
Boston-Çikago 80-89
LA Klipërs-Portland 74-71
Friday, 17 February 2012 08:57