Trajneri gjerman është njeriu i ri i ngarkuar me punën e trajnerit pranë skuadrës belge, Club Brugge. Daum do të zëvendësoj Adrie Koster, i cili u shkarkua kohët e fundit.
Club Brugge kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare se kanë emëruar Christoph Daum, si trajner të ri të tyre. Gjermani ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2013.
Skuadra belg ishin në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Adrie Koster më 30 tetor për shkak të një varg rezultateve të dobëta.
Ata ishin të lidhur me preferencat e Steve McClaren dhe Claude Puel, por në fund zgjodhën të emërojnë Daum.
58-vjeçari e filloi karrierën e tij si trajner i Köln në vitin 1986 dhe ka punuar edhe në Besiktas, Stuttgart, Bayer Leverkusen, Austria Vienë, Fenerbahçe dhe Eintracht Frankfurt. Ai kishte qenë i papunë që nga muaji maj i vitit 2011 kur e la skuadrën e Frankfurtit.
Club Brugge aktualisht janë në vendin e katërt në tabelën e ligës belge. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 November 2011 21:00