Christian Maggio thotë se ai është shumë i lumtur me Napolin.
Më herët është folur se M
aggio do të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe ai pohoi se është plotësisht i angazhuar. “Unë dua të qëndroj në Napoli për shumë vite”, tha ai në Premium Mediaset.
Duke folur rreth renovimit të kontratës, ai tha se është shumë i qetë dhe në këtë moment është i fokusuar në sezonin e ri.
“Në kampin e parasezonal ne jemi duke punuar mirë. Ky do të jetë një vit shumë intensiv. Qëllimi ynë është që të përsërisim punën e shkëlqyer të vitit të kaluar dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u përmirësuar”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 11:55