Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez momentalisht gjendet në Gjermani, për ta kompletuar transferimin e tij te skuadra e Leverkusenit.
Siç raporton “Sky Sports Neës”, sulmuesi i Manchester Unitedit shumë shpejtë do të konfirmohet si lojtari më i ri i Leverkusenit, transmeton Koha.net.
17 vjeçari, ishte bashkuar me djajtë e kuq në vitin 2010 nga skuadra Deportivo Guadalajara. Ai kishte filluar mirë karrierën nën urdhrat e Fergusonit, por me ardhjen e Louis van Gaal, ai më nuk ka qenë në planet e holandezit.
Ai sezonin e kaluar ishte i huazuar te Real Madridi, kurse sot do të kalojë në Bundesligë, te Bayer Leverkuseni.
Monday, 31 August 2015 22:20