Thuhet se miliarderi Roman Abramovich i ka dhënë shefit të bluve, Andre Villas Boas, dritën e gjelbër për ta transferuar mesfushorin e ri të Evertonit.

Skuadra nga Stamford Bridge gjatë një diskutimi të brendshëm, duket se ka marrë vendim që perspektiva e mesfushës është Barkley, i cili tani është prioritet në listën e tyre.
Chelsea është i gatshëm për të përgatitur një ofertë të majme për Evertonin dhe vetë lojtarin dhe, gjithashtu, do t’ia mundësojë trajnerit David Moyes që ta mbajë atë në skuadër edhe 18 muaj.
Vilas Boas nuk ka nevojë për Barkleyn menjëherë dhe ideja e nënshkrimit të tij është që lojtari mos të kalojë tek rivalët e bluve, Manchester United ose Manchester City. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 October 2011 07:50