Është rikthyer Chelsea e frikshme kundër Boltonit, lojtarët e të cilët nuk rezistuan dot. Ishte Daniel Sturidge, ai i cili dy minua pasi filloi ndeshja zhbllokoi rezultatin për 1-0 në favor të Chelseas.
AVB pati deklaruar se Lmpard është i rëndësishëm për Chelsean dhe kështu edhe doli, pasi mesfushori shënoi golin e dytë, për t’i dhënë skuadrës së tij qetësinë.
Ndërsa për 3-0 u kujdes prapë i riu, Sturidge, por blutë nuk u ndalen me kaq, pasi që Frank Lampard përmbylli pjesën e parë, duke shënuar golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë në 4-0, dhe me këtë rezultat u përmbyll edhe pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Boltoni ngushtoi epërsinë në 4-1, me anë të Boyata, mirëpo Lampard ishte në formë të mirë dhe i dha vulë këtij takimin, duke e përmbyllur ndeshjen me hat-trik dhe me rezultat 5-1 në favor të Chelseas. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 08:45