Duket se Chelsea është shumë pranë një marrëveshje me talentin, Neymar për 30 milionë funte, shkruajnë mediet italiane.
Neymar është një prej 3 lojtareve më të kërkuar të presidentit rus, Roman Abramoviç bashkë me kroatin Luka Modriç dhe kilianin Alexis Sanchez.
Në qoftë se ai arrin në Stamoford Bridge do të marrë 70 milionë funte në javë.
Neymar është shprehur më parë se do të fokusohet tek Copa Amerika, dhe se ndoshta do të kalojë edhe një vit në Brazil.
Talenti brazilian 19-vjeçar, i Santos është shprehur se nuk ka dëshire të largohet nga Santosi.
“Unë kam kontratë me Santosin dhe dua ta vazhdoj atë, unë jam shumë i kënaqur pasi po shënoj shumë gola”, theksoi Neymar për El Mundo Deportivo.
Chelsea po e kërkon me ngul Neymarin, i cili është i pari në listën e gjatë te Abramoviç.
Por Chelsea nuk do ta ketë të lehtë sepse në garë për të tashmë ka hyrë edhe Reali i Madridit.
Monday, 13 June 2011 13:09