Agjenti i argjentinasit insiston se Agurro nuk ka bërë marrëveshje me ndonjë klub, përpos zërave që thonë të kundërtën.
“Sergio ka dy agjentë dhe të dy kemi qenë në Argjentinë dhe nuk jemi takuar me asnjë” tha Hernan Reguera. Duke shtuar se ai tani është i përqëndruar vetëm tek Kupa Libertadores.
Chelsea ka qenë prej kohësh e lidhur me Kun Agurron dhe është shumë pranë tij, pasi ka mposhtur në garë Real Madridin, Juventusin dhe Cityn. Mendohet se Chelsea i ka bërë një ofertë prej 45 milionë euro Aguerras.
Agjenti ka thënë, gjithashtu se Kun dëshiron të luaj në Champions këtë sezon. Ndërsa, i ftuar për emisionin Sky Speciale Calciomercato, gazetari Gianfronco Teotino, ka folur për garën e sulmit Juventin në kërkim të një kampioni në repartin e avancuar. Sipas lajmeve të fundit argjentinasi është shumë pranë Juves: “Mendoj se Kun, duke parë lëvizjet e fundit dhe profilin që kërkon Juventusi për sulmin e saj, i është afruar akoma më shumë sulmit bardhezi. Sigurisht që është më se e mundur që të vijë në Torino dhe mundësitë janë më të mëdha sesa ato të Sanchez, Higuain ose Tevez.
Friday, 17 June 2011 11:00