Klubi belg, Anderlecht ka konfirmuar për herë të parë bisedimet me Chelsean për transferimin e talentit 18 -vjeçar, Romelu Luakaku.
Por, Chelsea nuk do të sjellw nga Belgjika vetëm Lukakun, por edhe talentin tjetër 19 – vjeçar, Kevin de Bruyne, nga klubi i Genk, pasi Chelsea ka shfaqur interesim për të, por edhe vetw lojtari ka kërkuar që të kalojw në Stamford Bridge.
“Ne jemi duke negociuar me Chelsean, për transferimin e Lukakut, në Londër, por për ketë lojtar janë të interesuar edhe shumw klube të tjera si: Tottenham, Manchester City edhe Arsenal” tha menaxheri i përgjithshëm i klubit belg, Van Holsbeec.
Por, drejtuesit e Chelseas, tashmë të ndodhur në Belgjikë mund të mos kthehen vetëm me Lukakun, por edhe me lojtarin e Genk, Kevin de Bruyne.
Kevin de Bruyne ka kohë që është në radarin e Chelseas. “Mendoj për të ardhmen dhe dua që të luaj për Chelsean” tha de Bruyne.
Sunday, 19 June 2011 18:13