Skuadra londineze e ka mposhtur me lehtësi Evertonin, dhe tani i është afruar kreut në vetëm 3 pikë.
U deshen të kalojnë 31 minuta lojë që blutë të zhbllokojnë rezultatin, me anë të Sturridge.
Kur të gjithë menduan se skuadrat do të shkonin në pushim të gjysmës së parë me atë rezultat, John Terry nuk mendoi ashtu dhe pas një goditjeje të lirë, të ekzekutuar nga Frank Lampard, më së miri u gjend kapiteni i cili shënoi për 2-0 në të mirë të bluve.
Juan Mata gjatë gjithë lojës i dallua,r por e dëshmoi edhe njëherë veten kur asistoj për brazilianin Ramires, i cili shënoi për rezultatin 3-0.
Everton u mundua mjaft, mirëpo nuk arriti më shumë se golin e nderit, të cilin e shënoi nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, me anë të Vellios. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 11:38