Chelsea e ka ndërmend të huazojë Fernando Torresin në janar.
Mirror thotë se Torres është vendosur të jetë i huazuar në janar, nëse nuk arrin të gjejë golin.
Një marrëveshje e përkohshme, ndoshta mund ta rikthejë në Spanjë. Kjo mënyrë është duke u shqyrtuar nga blues, dhe bosi Andre vila-Boas përpiqet për ta zgjidhur humbjen e formës së Torresit.
Ata nuk e kanë shqyrtuar shitjen e Torresit, sepse forma e tij të dobët e ka asgjësuar vlerën e tij në treg.
Malaga është e interesuar për Torresin, gjithashtu edhe ish-klubi i tij, Atletico Madrid, mund t’i ofrojnë atij strehë të përkohshme.
Ndërsa gjiganti italian Milan është duke e menduar një shkëmbimin në mes të Robinhos dhe Torresit. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 12:24