Londër – Pronari i Chelseas, Abramovich, e ka ndërmend të ofrojë 40 milion funte për transferimin e yllit te spursave, Gareth Bale.
Abramovich nuk ndalet me kaq, pasi për lojtarin do të ofrojë 150 mijë funte në javë.
Roman Abramovich, e ka ndërmend ta ringjallë skuadrën dhe e ka në shënjestër yllin e Tottenhamit, Gareth Bale.
Spursat takohen të shtunën në Stamford Bridge me Chelsean dhe kjo lojë mund të vendosë shumë për të ardhmen e Gareth Bale.
Nëse Tottenham dështon për të përfunduar në top-katërshe, shansi i Abramovichit për t’i siguruar shërbimet e Bale do të rritet në masë të madhe.
Pronari i spursave, Daniel Levy, ka gjasa që të hedhs poshtë oferta të tilla dhe menaxheri Harry Redknapp tashmë ka thënë se një situatë e tillë do të jetë në duart e tij.
Bale, shkëlqeu në fushatën e tyre të parë të Champions League përpara se të lëndohet. Është e kuptueshme se Spursat janë të interesuar ta mbajnë edhe për një vit tjetër në Ëhite Hart Lane.
Megjithatë, gatishmëria e Chelseas për t’ia dyfishuar pagën e tij mund të ndryshojë mendjen e tij.
Tuesday, 26 April 2011 11:01