Chelsea ka bërë një ofertë prej 34 milionë eurosh për të nënshkruar me Franck Riberyn, nga Bayern Munich, pasi Tottenhami e ka bërë të qartë se Luka Modriç nuk është në shitje.
Blutë kanë qenë të lidhur vazhdimisht me mesfushorin kroat gjatë gjithë verës, por spursat janë të vendosur në qëndrimin e tij dhe kanë thënë se aseti i tyre nuk ishte në shitje.
Goal ekskluzivisht zbuloi se spursat do të refuzojë një ofertë prej 40 milionë funtesh nga Chelsea, pasi që ofertat prej 22 milionë, 27 milionë dhe 30 milionë funtesh janë refuzuar.
Tani Bayern Munich besohet të kërkojë 40.6 milionë funte për shitjen të mundshme të Riberys.
Ribery aktualisht ka katër vjet të mbetura në kontratën e tij me Bayern Munich, dhe mendohet se Chelsea do t’i ofrojë një pagë prej 11.3 milionë funtesh në sezon. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 13:29