Liga e Kampionëve do të zhvillojë mbrëmjen e së mërkurës dy prej takimeve të para çerekfinale, Chelsea – Manchester United dhe Barcelona – Shahktar Donetsk.
Edhe pse është një derbi mes dy ekipeve angleze, Chelsea – Manchester United do të jetë sfida më interesante çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Të dyja ekipet kanë një rivalitet të ashpër nga kampionati anglez, me Chelsean që vitin e kaluar për pak ia morri titullin Manchester United.
Sa i takon kualiteteve të dy ekipeve, pavarësisht disa muajve jo të kënaqshme, Chelsea aktualisht është rikthyer në formë. Blutë janë një shkallë më lartë me lojën fizike dhe ata këtë e dëshmuan duke fituar derbin e parë mes tyre në kampionatin anglez. Po ashtu, synimi i Chelseas këtë sezon është Liga e Kampionëve, pasi ata po ngecin në garën për titullin e Premier Ligës. Për më tepër kjo sfidë do të jetë edhe një shans për hakmarrje për “Blutë” për disfatën në finalen e vitit 2008.
Minus tek Chelsea do të jetë mungesa e David Luiz, i cili nuk është në dispozicion për garën evropiane. Në anën tjetër, shqetësimi më i madh i “Djajve të Kuq” të Manchester do të jetë mbrojtja me Rio Ferdinand që do të vazhdojë të jetë jashtë fushe. Por Manchester pret edhe rikthimin e lojtarëve si Antonio Valencia, Ji-Sung Park dhe Darren Fletcher, dhe shpreson për rikthimin në formë të Wayne Rooney
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur i bindur se do të jetë vështirë që ata të luftojnë për titullin e Premier Ligës, por beson se e kanë më të lehtë të mposhtin Manchester United në Ligën e Kampionëve.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por mendoj se ne duhet të jemi të lumtur për t’u përfshirë në këtë ndeshje. Çdokush pret për këtë takim. Ne duam të japim më të mirën dhe duam të tregojmë aftësitë më të mira dhe e dimë se ka 180 minuta për të luajtur dhe shpresojmë të fitojmë”, ka thënë Ancelotti
Ndërsa sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, thotë se ata duhet të fitojnë që në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas, në “Stamford Bridge”.
Pavarësisht se kanë një varg prej 10 ndeshjesh pa fitore në Stamford Bridge, Owen thotë se ekipi i Sir Alex Ferguson është i aftë ta mposhtë Chelsean, duke u mbështetur në dy paraqitjet impresive gjatë dy udhëtimeve të fundit në këtë stadium.
“Që kur unë kam qenë në klub, ndeshjet në Stamford Bridge kanë qenë të veçanta. Ne nuk jemi mposhtur me lojë atje, kjo është e sigurt. Megjithatë, fatkeqësisht ne nuk kemi nxjerrë rezultatet shumë të mira. Jam i sigurt se fati jonë do të ndryshojë kësaj here”, ka thënë Owen.
|
|
Tuesday, 05 April 2011 16:32 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »