Fabregas kohë të gjatë po spekulohet me kalim tek Barcelona, e cila pati ofertën prej 32 milionë funte por u refuzua nga Arsenali.
Arsenali ka thënë se Fabregas është lënë jashtë ekipit për shkak të një dëmtimi, që thuhet se ishte arsyeja e mungesës së tij në turneun në Azi. Sipas medieve angleze, oferta e tretë zyrtare që vjen nga Barcelona për Cesc Fabregas është 33.5 milionë funte, ku për bisedimet në Londër, të cilat do të fillojnë nesër në mënegjes, nga Spanja ka ardhur nën-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu dhe drejtori, Raul Sagnehi, për të përfunduar transferimin.
Ndërsa, Arsenal po e kërkon mesfushorin e Villarrealit Santi Cazorla. Raportohet se Arsenali po e vështron mesfushorin e Villarrealit, Cazorlan, nëse Fabregas largohet. Mirëpo, Villarreali dëshiron 20 milionë euro për spanjollin.
Cazorla ka shënuar 23 gola në 127 paraqitjet e tij për Villarrealin.
Sunday, 24 July 2011 16:17