Antonio Cassano shënoi një gol dhe ia siguroi fitoren kombëtares së Italisë, e cila nuk zhvilloi një lojë edhe aq të bukur, sa është pritur.
“Ne u përpoqëm të ndërtojmë sulme, por ne ishim shumë të ngadaltë gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Prandelli për Rai Uno, pas ndeshjes. “Në nivel ndërkombëtar çdo gjë mund të ndodhë, por ne gjithmonë mbetëm të fokusuar.”
“Na mungonte finalizimi, por fusha ka qenë e rëndë dhe kushtet ishin të vështira,” vazhdoi ai. “Megjithatë, nuk ka justifikime kur ne nuk përfituam nga dominimi që e kemi pasur në fillim.”
Prandelli ka mbajtur qëndrim të kujdesshëm në lidhje me perspektivën e Italisë për t’u kualifikuar, dhe ka reflektuar se një ndryshim taktik mund të ndodh me sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.
“Balotelli? Po, ndoshta ne mund ta kishim futur atë pak më parë, por kemi marrë rezultat kështu që gjithçka është në rregull, ne jemi më pranë kualifikimit, por ende nuk jemi kualifikuar, përkundër lojërave që duken të lehta në letër,” përfundoi Prandelli. (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 September 2011 21:12