“Një kalim i mundshëm i Julio Cesar tek Roma? Vetëm fantazi merkatoje.” Kështu është shprehur Roberto Calenda, një mik mëse i afërt i portierit brazilian: “Janë vetëm fjalë merkatoje”, tha Calenda për Gazzetta dello sport. Julio Cesar është mjaft mirë në klubin zikaltër dhe ka ndërmend të respektojë kontratën e tij aktuale me ketë klub.
Një afirmim nga Calenda duket se nuk lë asnjë mundësi ndarjeje midis Julio Cesar dhe Interit.
Së fundi ka qenë dhe vetë portieri brazilian që e ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga Interi dhe se 100% do të qëndrojë zikaltër.
Ndërsa Alexis Sanchez objektivi parësor i klubit zi-kaltër për mërkaton e verës, që po ndiqet prej kohësh nga drejtues të këtij klubi, ka folur për mediet: “Kam folur me presidentin rreth të ardhmes time. Ne ekipin e Udinese jam mëse i lumtur, por e di mjaft mirë që në këtë pikë të karrierës time në këtë klub nuk mund te shkoj aty ku dua.
Shikoj dita ditës lajmet e gazetat e ndryshme dhe jam mjaft i lumtur që emri im lakohet midis klubeve nga më të mëdha të futbollit.
Gjithçka mund të them se varet nga Udinese, nga ajo që duan dhe nga ajo ofertë që duhet te pranojnë nëse do të vije kjo e fundit.
Ëndrrat dhe ambicia duket se e shtynë kilianin larg nga ekipi i Udines: “Dua të përmirësohem nga viti në vit. Kërkoj të jap maksimumin tim si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Dua te tregoj qe jam një lojtar i rëndësishëm edhe pse tashmë e di që për të treguar një gjë të tillë duhet mjaft punë.
Mund te them se tani ndjehem i gatshëm për sfidat e mëdha dhe si çdo lojtar tjetër dua të fitoj trofe, në Itali mbi te gjitha se në vendet e tjera?
Sanchez duket se dëshiron të fitoje në Serie A. Një kampionat që e ndjek që prej kur ishte fëmijë: “Në fëmijëri idhulli im ishte Zamorano. E ëndërroja një ditë që të bëhesha si ai. Zamorano është dhe një njeri i madh. E admiroj atë si lojtar ashtu edhe si njeri, është një personalitet i madh i Kilit. Fale Zamoranos dhe Salasit, Serie A ishte mjaft e ndjekur në Kil. Por kjo mund te them se nuk ka ndikuar ne ardhjen time në Itali, e gjitha është merite e familjes Pozzo, dhe do ti jem shumë krenar.
Gjithçka duket se varet nga Pozzo dhe nga Udinese. Sanchez tashme është mëse i gatshëm për një klub të madh dhe ne qofte se do të vinte ndonjë ofertë e rëndësishme kundrejt tij, sigurisht nuk mund të refuzohej.
Thursday, 02 June 2011 10:22