Zhoze Murinjo ka vendosur që të mbajë Kevin De Bryn te Çelsi në sezonin e ardhshëm, sipas asaj që deklaroi menaxheri i përgjithshëm i Bajer Leverkusen, Mikael Reshke,. Klubi i Bundesligës kërkonte me ngulm që të huazonte mesfushorin belg, ashtu si Borusia Dortmund, ndërsa mendohej se lojtari do të ishte pjesë e marrëveshjes për të sjellë Andre Shurle te londinezët.
Por Reshke ka sqaruar se lojtarit tani do t’i jepet shansi i tij te skuadra angleze, 18 muaj pasi ai firmosi për këtë ekip nga radhët e Genk.
“Në një takim që është zhvilluar të mërkurën në Laipcig, Çelsi dhe Zhoze Murinjo bënë të qartë se Kevin De Bryn do të kthehet te kjo skuadër. Ishte e pamundur që të lidhnim huazimin e tij me transferimin e Andre Shurle”, tregoi Reshke për “Bild”.
De Bryn shënoi 10 gola dhe gjithashtu dha 10 pasime në sezonin e kaluar ku luajti si i huazuar në radhët e Verder Bremen, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 June 2013 08:20