Camp Nou është territor i panjohur për palën çeke. Ata takohen për herë të parë në histori me gjigantët katalonas.
Ndeshja zhvillohet më: 19 tetor 2011
Vendi: Barcelonë, Spanjë
Stadiumi: Camp Nou
Ora: 20:45
Gjyqtar i takimit: A. Stavrev.
Barcelona do të jetë pa Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez, të cilët janë të lënduar, edhe pse thuhet se janë kthyer në palestër të plotë.
Ibrahim Afellay është ende në rehabilitim, pas kryerjes së operacionit në gju. Gerard Pique pësoi një tërheqje muskulore në fitoren 3-0 ndaj Racing Santander, në fundjavë dhe do t’i humbasë dy javë.
Çunat e Pep Guardiolas janë favoritët e kësaj ndeshjeje, mirëpo një lojë e ndërlikuar kundër Sevillas i pret në fundjavë. Trajneri i Barcelonës mund të zgjedhë Thiago në mesfushë, në vend të Andres Iniesta, i cili ka vetëm pak kohë që është kthyer nga dëmtimi.
Për Viktoria Plzen, Roman Pavlik nuk është paraqitur që nga 27 korriku për shkak të lëndimit të gjurit, dhe Vaclav Pilar pësoi një tronditje në Republikën Çeke, në fitoren me Lituaninë, javën e kaluar, kështu që është në dyshim për ndeshjen në Camp Nou.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës, 4-3-3: Valdes; Alves, Puyol, Mascherano, Abidal; Xavi, Busquets, Thiago; Pedro, Messi, Villa.
Formacioni i mundshëm i Viktoria Plzen, 4-2-3-1: Cech; Limbersky, Bystron, Cisovsky, Rajtoral; Horvath, Jiraçek; Fillo, Kolar, Petrzela; Bakos. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 19:45