Gardiani i Chelseas, Peter Cec,h u përplas me Orlando Sa, në gjysmën e parë,dhe u zëvendësua në pushimin e pjesëve, por ai do të kthehet në fundjavë.
Vila-Boas, për The Sun, tha: “Petr i është nështruar një skanimi në spital dhe është në rregull.”
“Ai ndjehej pak i trullosur në pjesën e parë dhe ne kemi vendosur se ishte më mirë të mos e vëmë në rrezik. Unë pres që ai të luajë të shtunën.”
Ross Turnbull e zëvendësoj Cech për gjysmën e dytë të ndeshjes kundër Fulhamit, dhe ka pritur disa raste, kume i veçuari ishte ai i Musa Dembele. Por, Turnbull duhet të kthehen në stol, kur blutë do të takohen me Swansean, të shtunën.
Për 29-vjeçarin, Cech, tifozët ishin të shqetësuar, duke qenë i përfshirë në një përplasje të ngjashme me atë të Stephen Hunt, e cila e la atë jashtë veprimit për një kohë të gjatë dhe që atëherë gardiani duhet ta mbajë një kapele në kokë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 11:41 