Gardiani i Chelseas, Petr Cech, mendon se skuadra e tij i lejoi “Djajtë” të marrin titullin në Primer League.
Cech tha: “Në dhjetor dhe janar na ra ritmi shumë dhe iu dhamë përparësi të tjerëve, sidomos Manchester United, ne patëm një fillim te mirë por fundi nuk ishte siç duhet, dhe kjo është për të ardhur keq.”
“Ne nuk ishin në gjendje ta mbanim ritmin, ata ishin më të qëndrueshëm, dhe kjo bëri që ata të sigurojnë titullin. Është shumë e vështire për ti gjetur arsyet se pse ne dështuam.”
“Ndonjëherë në futboll, gjërat ndodhin dhe ju nuk mund të bëni shumë në lidhje me të, ishim të mbërthyer dhe për fat të keq na u desh pak më shumë se ne donim për ta bërë atë që ne mundemi.”
Friday, 13 May 2011 13:24