Skuadra e Catanias është dënuar rëndë nga Gjykata e Federatës së Futbollit të Italisë pasi kishte kurdisur disa ndeshje në sezonin e kaluar.
Besoni ose jo, Gjykata e Federatës së Futbollit të Italisë e ka rrëzuar në Lega Pro skuadrën e Catanias.
Por, jo vetëm kaq, ekipi sicilian do ta nis kampionatin me -12 pikë, raporton Calciomercato.com.
Catania ka marrë këtë dënim, pasi sezonin e kaluar, ka paguar shuma të mëdha para për t’i blerë ndeshjet në mënyrë që mos të bie nga Serie B, transmeton Express.
Klubi i Catanias është dënuar edhe me 150 mijë euro gjobë, ndërsa ish presidentit të ekipit sicilian Antonino Pluvirenti, përveç një gjobe të kripur prej 300 mijë eurosh, i është ndaluar të ushtrojë detyrën e presidentit qoftë edhe në një klub tjetër për 5 vitet e ardhshme.
Gjykata e Federatës së Futbollit nuk ka dënuar vetëm Catanian, pasi ka rrëzuar nga Lega Pro në Serinë D edhe klubet e Teramos dhe Savonës.
Thursday, 20 August 2015 13:02