Skuadra e AC Milan bën të ditur se sulmuesi, Antonio Cassano ka kaluar me sukses operacionin e zemrës në spitalin e Policlinico di Milano.
Operacioni është kryer nga Dr. Mario Carminati, një prej specialistëve më të njohur në fushën e tij, dhe zgjati vetëm 35 minuta. Mjeku i skuadrës së Milanit, Rodolfo Tavani ishte i pranishëm edhe gjatë operacionit.
Cassano u dërgua në spital pas kthimit të klubit nga Roma të shtunën dhe i’u nënshtrua disa testeve për të përcaktuar shkakun e ankesave të tij.
Milan njoftoi të mërkurën se 29-vjeçari pësoi trauma cerebrale dhe do të duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Edhe pse operacioni i Italianit u krye me sukses, një rikthim i tij është ende larg. (LajmeShqip.com)
Friday, 04 November 2011 11:26