Portieri i Spanjës, Iker Casillas është i kënaqur që të është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në kombëtare.
Gardiani bëri 127 paraqitje në ndeshjen miqësore kundër Kosta Rikës, duke tejkaluar kështu ish portierin e Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, Andoni Zubizarreta, i cili bëri 126 paraqitje në mes të viteve 1985 dhe 1998.
Iker Casillas bëri debutimin e tij për Spanjën në një barazim 1-1 kundër Suedisë më 3 qershor, 2000 dhe vazhdoi me Spanjën duke e fituar Euro 2008 në Austri dhe Zvicër dhe Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.
“Kur kam filluar duke luajtur si një fëmijë, unë kurrë nuk mendova se do të arrija shifra të tilla, por tani unë jam padyshim shumë i lumtur”, ka thënë 30-vjeçari për Uefa.com.
“Çdo herë që unë bashkohem me ekipin kombëtar unë bëjë sikur të ishte ndeshja e fundit e imja. E vetmja gjë që unë e kam të qartë në mendjen time është se ka qenë një kënaqësi e vërtetë për të luajtur për Spanjën për 11 vitet e fundit.”
Casillas ka luajtur mbi 580 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat zyrtare dhe aktualisht është i gjashti në listën e klubit sa u përket paraqitjeve. (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 November 2011 13:00