Kapiteni i Real Madiridit, Iker Casillas, ka përqeshur cilësitë e klubit që arriti në finale të Ligës së Kampionëve, Manchester United, duke deklaruar se si Barcelona ashtu edhe Real Madrid do ta dërrmonte atë skuadër.
Casillas është i mendimit se Real Madrid, nëse jo sikur e bëri Barcelona, afërsisht të njëjtën gjë do t’ia bënte Manchesterit.
“Unë mendoj se gjysmëfinalja midis Realit dhe Barcelonës ishte finalja e Ligës së Kampionëve”, tha ai.
“Dy ekipet më të mira në botë u ndeshën në atë fazë, të dy ekipet janë nga Spanja. Kjo është e mirë për futbollin spanjoll”.
“Në fund kemi epërsinë e Barcelonës kundër Unitedit. Nëse do të ishte Real Madridi atje, jam i sigurt që do t’ia bënte po të njëjtën gjë”, përfundoi Casillas.
Real Madridi ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon, Presidenti i Realit, Florentino Perez ka qenë i interesuar për brazilianin që prej rikthimit të tij në klub.
Gazzetta Dello Sport raporton se Maicon në Inter është i zëvendësueshëm dhe mund të largohet nga klubi, nëse vjen ndonjë ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të Interit.
Trajneri i Realit, Mourinho, i di cilësitë e Maiconit, pasi që e kishte nën urdhrat e veta sa ishte pjesë e Interit. Mourinho dëshiron të blejë Maiconin që nga kjo verë dhe mund ta zhvendosë Sergio Ramosin në qendër.
Wednesday, 01 June 2011 13:26