Jamie Carragher beson se sulmuesi i tyre, Luis Suarez në ndeshjen kundër Fulhamit tregoj se mund të bëhet legjendë.
“Nëse Suarez vazhdon të luaj kështu, unë skam dyshim ai do të bëhet legjendë e këtij klubi dhe person më i rëndësishëm se unë dhe gjithë të tjerët.”
“Ai po tregon se është top lojtarë, ai luan për ekipin. Kjo tregon se sa shpejt është përshtatur mirë. Ai është i gjithanshëm, ai mund të luaj kudo për ekipin.”
“Që nga Krishtlindjet ne po fluturojmë nga rezultatet, kjo është fal punës së lojtarëve dhe punës së menaxherit i cili bëri një diferencë të madhe.”
Carragher rreth rekordit që Man Utd po ia thyen Liverpool-it tha: “Nëse ne dëshirojmë që të bëhemi prapë skuadra më e trofeshmë atëherë duhet që ta ndalim Man Utd.”
“Ata janë klub i shkëlqyer dhe duhet të respektohen.” përfundoj Carragher.
Tuesday, 10 May 2011 11:34