Jamie Carragher beson se Liverpool me blerjen e disa lojtarëve sezonin e ardhshëm mund të luftoj për trofe, para se gjithash ne duhet ta përmirësojmë skuadrën me blerjen e disa lojtarëve.
“Ne jemi në formë të mrekullueshme dhe nganjëherë mendon se nuk duhet të investosh aq shumë, mirëpo nuk duhet të harrohet momenti para 18 muajve sepse ne nuk jemi aty ku dëshirojmë.”
“Tani kemi menaxherin i cili na ka ndihmuar shumë dhe mund të themi se jemi skuadra më e mirë që nga koha kur ai na ka marrë, mirëpo gjatë verës na duhen edhe disa lojtarë, ne duhet të kthehemi të Champions League sepse aty e kemi vendin.”
Një ndër lojtarët që mund ta ndihmoj Liverpool-in është Luis Suarez mendon Jamie Carragher.
“E di se shumicës së lojtarëve që vinë nga Ligat tjera iu duhet kohë për tu përshtatur në Premier Ligë mirëpo lojtarët që ne kemi pasur të gjithë janë përshtatur mirë dhe shpejt, Henchoz , Babbel , Hyypia , Reina , Alonso , Torres të gjithë kanë qenë të suksesshëm në këtë listë është edhe Luis Suarez gjithashtu.” tha Carra.
Wednesday, 11 May 2011 13:10