Jamie Carragher foli sot për privilegjin që ka pasi barazoi paraqitjet me legjendat si Ray Clemence dhe Emlyn Hughes.
33-vjeçari dje në fitoren 3-0 kundër Newcastle bëri paraqitjen e 665 për klubin mirëpo vendin e parë e mbanë Ian Callaghan me 857 paraqitje.
“Këta emra janë gjigantë për këtë klub. Emri im të qëndron afër tyre është privilegj për mua dhe familjen time. Ata janë legjenda të klubit ndërsa unë jam krenar që emri im qëndron pranë emrave të tyre.”
“Unë nuk mendoj se do ta zë Ian Callaghan, ai është legjendë e vërtetë. Mendoj se ai do ta mbajë atë rekord për shumë kohë.”
“Unë e shikoj akademinë e klubit e veçanërisht tek dy mbrojtësit e rijnë (Robinson dhe Flannagan) dhe tek Jay Spearing, edhe ata mund të vijnë në ditët e mija.” tha Carragher.
Monday, 02 May 2011 14:22