Ish-ndihmësi i Sir Alex Ferguson te Manchester United dhe ish trajneri i Portugalisë, Carlos Queiroz, është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Iranit.
Federata Futbollistike e Iranit ka njoftuar se Carlos Queiroz është njeriu që do ta drejtojë përfaqësuesen, pasi 58-vjeçari të hënën ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Queiroz, fillimisht, kishte refuzuar këtë angazhim për shkaqe familjare, mirëpo tash ai ka gjetur mirëkuptim dhe ka arritur të përshtatet me jetën në Iran.
Në deklaratën e parë para gazetareve Queiroz tha: “Duhet të gjejmë talentë, t’i organizojmë ata në skuadër dhe të punojmë shumë. Nëse i bëjmë këto tri gjëra, suksesi ynë do të jetë i garantuar.
Monday, 04 April 2011 15:33