Për kalimin e mesfushorit shqiptar të Gallatasarayt në kryeqytetin Italian mungojnë vetëm disa detaje. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta italiane “La Repubblica” në një artikull të posaçëm për Lorikun.
Sipas gazetës prestigjioze italiane, një takim i gjatë merkatoje është zhvilluar në Stamboll mes presidentit të ri të Gallatasarayt dhe trajnerit Fatih Terim, por Lorik Cana tashmë ndihet si lojtar i Lacios.
Igli Tare ka përdorur sarkazmin në përpjekje për të fshehur diçka për të cilën shkruajnë të gjitha mediat sportive turke dhe italiane.
“Loriku është një lojtar që meriton një skuadër më të mirë se Lazio. Sa i përket Lazios, klubit tim mund t′ju them se nuk janë gjëra të vërteta ato që shkruhen, ne nuk kemi bërë një ofertë për të. Shkrimet në media gjatë ditëve të fundit, se Loriku mund të transferohet në radhët tona janë të pavërteta. Nuk kam çfarë të komentoj më shumë për këtë çështje”, ka thënë Tare për Sport Ekspres.
Në fakt, drejtori sportiv i Lazios ka mbajtur të njëjtën linjë në daljet e tij publike gjatë ditëve të fundit. Dy ditë më parë, i pyetur nga kronistët italianë ai ka thënë thuajse të njëjtën gjë: “Cana është shumë larg nesh”.
Sunday, 29 May 2011 03:40