Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ka kërkuar nga të gjithë që t’u dalin në ndihmë refugjatëve të cilën po vijnë në Europë.
Cana theksoi se edhe ai vetë e ka përjetuar ndjenjën e të qenit refugjat, andaj bëri thirrje për ndihmë , në një intervistë për revistën sportive ‘But’.
“Nëse dikush nuk e ka përjetuar, është absolutisht e pamundur për ta kuptuar gjendjen e refugjatit. Unë e kam përjetuar një gjë të tillë. Emigrantët, kryesisht nga Siria, kanë pushtuar rrugët e kontinentit Evropian, për të kërkuar azil”, ka thënë Cana.
“Kudo që të jetë e mundur, ne duhet t’i ndihmojmë këta njerëz. Ta përjetojmë vështirësinë e të qënit refugjat sikur e kemi jetuar atë. Unë e kam provuar në fëmijëri, ndaj e di fare mirë se çfarë po heqin ata njerëz që kanë ditë të tëra nëpër kufij, para gardheve me tela me gjemba, apo para policëve të bërë gardh”, theksoi lojtari.
Wednesday, 23 September 2015 18:06