Muajin e kaluar, kreu ligjor, Nicola Penta, pohoi se kishin zbuluar telefonata, të cilat ngritën pyetje në lidhje me veprimet që janë ndërmarrë lidhur me rastin Calciopoli.
Moggi vetë i ka ushqyer tani këto pretendime, duke folur për Radio Mana: “Kemi gjetur një telefonatë që do të ndryshojë çdo gjë.”
“Në futboll, ka disa gjëra të cilat janë të rëndësishme dhe të padukshme, ju nuk mund ta dini se kush është miku juaj dhe kush është armiku juaj.”
“Për fat të keq, kur kam qenë i përfshirë në futboll, unë nuk e luftoja këtë si duhet.”
Moggi, i njohur ndryshe edhe si “njeriu i transferimeve më të mëdha në botën e futbollit”, shtoi se kjo pjesë e rëndësishme e provave do të zbulohet në seancë, më 27 shtator, kur mbrojtja e tij do të paraqesë argumentet e saj.
“Në këtë ditë unë do të flas dhe ju do të shihni se ky element i ri tregon të kundërtën e asaj që ata kanë thënë,” shtoi Moggi.
“Kjo zënie dëshmon se ishte një komplot për ta hequr Juventusin nga Seria A dhe dominimi, dhe ka shume persona të infiltruar në të.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 19:19