Menaxheri i Kombëtares Alban Bushi ka sqaruar se kontrata e selektorit Gianni de Biasi do të vazhdohet menjëherë pas Euro 2016.
Menaxheri i Kombëtares Alban Bushi ka sqaruar në emisionin “Procesi Sportiv” debatet e ditëve të fundit mbi trajnerin e ekipit kombëtar Gianni De Biasi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit duke theksuar se kontrata e “profesorit” do të zgjatet deri në fazën e grupeve për Botërorin e vitit 2018.
“Trajneri i kombëtares e ka kontratën deri në fazën e grupeve të Euro 2016″. Ndërkohë, në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë që nëse kalonte në fazën finale të Euro 2016″, bashkëpunimi do të zgjatej automatikisht për në ndeshjet e botërorit”, – theksoi Bushi, përcjell “Albeu.com”.
Në këtë mënyrë, i jepet fund diskutimeve mbi këtë çështje, e cila është shoqëruar edhe me keqkuptime duke prishur disi shijen e kualifikimit për në Euro 2016″.
Tuesday, 20 October 2015 14:03