Leonardo e ka merituar konfirmimin si trajner. Kjo është thënë nga ish-mbrojtësi i Interit, Tarcisio Burgnich, ne mikrofonat e Radio Sport.
“Leo e ka merituar për t’u konfirmuar si trajner i Interit. Kupa Italisë është një arsye për besim dhe më shumë inkurajim për të bërë sa më mirë në të ardhmen me Interin”, ka thënë ai.
Ndërsa numri një i Udineses ka folur për çështjen e Alexis Sanchezit, duke pohuar se nuk ka asnjë ngut të madh nga skuadrat për ta marrë kilianin.
“Një ekip i ka ofruar 35 milionë euro. Barcelona ka vendosur Bojan Krkiqin në ketë mes, por në këtë moment askush nuk ka treguar interesm të madh për Sanchezin”, ka thënë Pozzo.
Thursday, 09 June 2011 13:54