Të shtunën nga ora 19:00 do të mund ta ndiqeni një nga ndeshjet më dreqësive të skuadrës Milan ndaj skuadrës së parafundit në tabele, por kjo nuk do të thotë asesi se Milan mund ta injorojë Brescian pasi që dihet se çfarë bëjnë skuadrat e vogla kur luajnë ndaj liderëve, pastaj Brescias i duhen 3 pikë nga ky takim pasi që është në zonën e rrezikshme.
Ndeshja ndaj Brescia është njëra nga 3 ndeshjet që Milani duhet ti fitojë në qoftë se dëshiron të siguroje Scuedetton, e cila i mungon qe shumë vite. Ndeshjen ndaj Brescias Milani do ta fillojë me 3 mungesa të mëdha pasi që në këtë ndeshje të Milanit do të mungojnë qendërmbrojtësi Nesta dhe dyshja sulmuese Alexandre Pato dhe Zlatan Ibrahimovic, i pari mungon për shkak të lëndimit ndërsa i dyti për shkak të suspendimit, por sidoqoftë Milani ka ende dy sulmues mjaft të mirë siç janë Robinho dhe italiani Cassano por në këtë ndeshje mund edhe të aktivizohet i riu Beretta.
Boateng-Robinho-Cassano pritet që të jetë 3-eshja sulmuese e Milanit e cila do të mundohet që së bashku me skuadrën në shtëpi të kthehen me 3 pikë që do të ishin dreqësive për Scuedetto.
Diamanti-Eder-Caracciolo pritet që të jetë 3-shja sulmuese e Brescia e cila edhe pse këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 19 gola nga gjithsej 28 sa ka shënuar skuadra e Brescia do të mundohet që ti shkaktoj probleme mbrojtjes rossonere.
Kjo pritet që të jetë një ndeshje interesante pasi që të dyja skuadrave ju nevojitet rezultati pozitiv. Kjo mund të jetë një ndeshje me shume gola pasi që të dyja palët kanë mungesa në mbrojtje dhe ajo që Brescia luan me vetëm 3 mbrojtës.
Milani do të hyje në këtë takim pas fitores në shtëpi ndaj Sampdorias ndërsa Brescia vjen nga humbja turpëruese 3:0 që ja shkaktoj Genoa.
Në vazhdim keni 5 ndeshjet e fundi të këtyre skuadrave:
Brescia:
Brescia 1:1 Inter Milan
Juventus 2:1 Brescia
Brescia 3:1 Bologna
Cagilari 1:1 Brescia
Genoa 3:0 Brescia
Ac Milan
Ac Milan 1:1 Bari
Palermo 1:0 Ac Milan
Ac Milan 3:0 Inter Milan
Fiorentina 1:2 Ac Milan
Ac Milan 3:0 Sampdoria
Ndeshja e fundit:
Ndeshja e fundit në mes këtyre dy skuadrave u zhvilluar me datën 4 dhjetor 2010 ndeshje në të cilën Milani fitoj me rezultat 3:0 me golat e Boateng(4),Robinho(28) dhe Ibrahimovic(31).
Formacionet:
Brescia (3-4-2-1): Arcari, Zebina, Bega, Accardi, Zambelli, Hetemaj, Zanetti, Berard, Diamanti, Eder dhe Caracciolo.
Në dispozicion: Leali, Daprela, Kone, Baiocco, Filippini, Lanzafame, Jonathas.
I skualifikuar: Zoboli
Të lënduar: Sereni dhe Cordova.
Milan (4-3-1-2): Abbiati, Abate, Yepes, Thiago Silva, Zambrotta, Gattuso, Van Bommel, Seedorf, Boateng, Robinho dhe Cassano.
Në dispozicion.: Amelia, Sokratis, Antonini, Pirlo, Emanuelson, Flamini, Beretta.
I skualifikuar: Ibrahimovic
Të lënduar: Inzaghi, Ambrosini, Bonera, Jankulovski Pato dhe Nesta.
Friday, 22 April 2011 08:20