|
|
Monday, 25 March 2013 22:45 Luiz Felipe Skolari duket se nuk po arrin të bëjë mrekullinë me Brazilin dhe të gjejë formulën e duhur për të kthyer këtë kombëtare në nivelet më të larta. Këtë fakt e ka treguar barazimi i radhës i seleçaos, ai 1-1 ndaj Rusisë në miqësoren e luajtur në Londër.
Përballë skuadrës së Kapelos, Brazili ka qenë zhgënjyes dhe nuk ka arritur thuajse asnjëherë të tregohet i rrezikshëm ndonëse në fushë kishte emra si Fred, Neimar, Kaka dhe Oskar dhe siguroi për pjesën më të madhe të ndeshjes kontrollin e topit.
Për më tepër, kombëtarja ruse ishte ajo që shënoi e para me anë të Faizulin në minutën e 73-të, pasi mbrojtësit kundërshtarë kishin larguar gjuajtjet e tij tre herë në vijën fatale të portës.
Për të shpëtuar nderin e seleçaos mendoi Fred, i cili shënoi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes golin e barazimit, që gjithsesi nuk ka shërbyer si ngushëllim për kombëtaren e Skolarit, i cili nuk i është gëzuar ende një fitoreje që nga momenti kur mori drejtimin e ekipit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »