|
|
Thursday, 27 June 2013 11:42 Brazili ka arritur qëllimin që i kishte venë vetes në këtë Kupë Konfederatash, duke shkuar në finalen e këtij turneu. Seleçao ka mundur 2-1 Uruguain në një ndeshje ku ka mbizotëruar kujdesi tek të dy skuadrat, të cilat i kishin vënë qëllim vetes të mos pësonin gola.
Uruguai iu afrua më shumë golit në fillimin e takimit, pas një penalltie të fituar në minutën e 14-te. Por Diego Forlan u hipnotizua nga Hulio Cesar që gjeti krahun e gjuajtjes së sulmuesit duke e grushtuar atë dhe duke shpëtuar portën e tij.
Megjithatë, ishte Brazili që kontrolloi me shumë lojën dhe mbajtjen e topit, një dominim territorial të cilin e kurorëzoi në minutën e 41-të, kur Neimar depërtoi në zonë nga krahu i majtë ndërsa topi përfundoi te Fred, i cili e dërgoi atë në rrjetë me një devijim pak me fat.
Por Uruguai nuk u dorëzua lehtë dhe në fillimin e pjesës së dytë, barazoi rezultatin me Kavanin pas një rrëmuje në zonë. Gjithsesi, skuadra e Tabarez dukej se nuk kishte shumë forcë për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur njëkohësisht, ndaj vendosi të linte thuajse krejtësisht fazën ofensive në favor të mbrojtjes.
Kjo bëri që Brazili të dominonte krejtësisht minutat e fundit dhe pas disa goditjeve nga këndi radhazi, vjen edhe goli i fitores së Paulinjo, në minutën e 86-të të kësaj sfide. Pavarësisht tentativa të dëshpëruara uruguaiane në minutat e fundit të takimit, rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që seleçao të fillonte festën për kualifikimin në finalen e Kupës së Konfederatave, ku pret fituesen e çiftit Spanjë-Itali që luan sonte. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »