|
|
Monday, 10 June 2013 08:18 Brazili më në fund ka filluar të funksionojë ashtu siç duhet dhe prova e qartë është fitorja 3-0 ndaj Francës pak ditë para fillimit të Kupës së Konfederatave. Skuadra e Skolarit, ndonëse është ende shumë larg asaj që pritet nga organizatorët e Kupës së Botës, të paktën ka filluar të regjistrojë fitore, siç ndodhi me francezët të cilët nuk i mundnin që nga viti i largët 1992.
Brazili dominoi ndeshjen, duke krijuar më shumë raste me Neimar e Fred, të cilët shpesh u shfaqen lehtësisht përballë Loris, duke përfituar nga manovra e ngadaltë mbrojtëse e francezëve. Rezultati i kësaj epërsie është edhe goli i avantazhit i shënuar në minutën e 54-t nga Oskar, ndërsa më pas ritmi i lojës nga të dy skuadrat bie. Për të parë golin e dytë të Brazilit duhet pritur minuta e 84-t ë e takimit, kur pas një kundërsulmi brazilian, Hernanes dërgoi topin në rrjetë. Minuta e 93-të vulosi edhe rezultatin përfundimtar, pas penalltisë së fituar nga Marcelo, të transformuar saktësisht nga Lukas Moura.
Ky rezultat shërben më shumë për moralin për skuadron e Skolarit, që vazhdon të përballet me kritika, pasi nuk ka arritur ende të bindë me paraqitjet e veta. Ndaj suksesi përballë një kundërshtari të fortë, pak ditë para Kupës së Konfederatave, do të shërbejë për të shtuar disi entuziazmin në radhët e “seleçaos”. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »