|
|
Thursday, 15 November 2012 11:06 Neimar ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Kolumbisë, të përfunduar me barazim 1-1. Ylli i kombëtares braziliane shënoi golin e skuadrës së tij në minutën e 64-t, por pastaj humbi një penallti në minutën e 81-të duke e dërguar topin shumë lart mbi traversë.
Kuadrado i dha avantazhin Kolumbisë në minutën e 44-t të ndeshjes, por ishte Neimar që bëri një nga driblimet e tij të zakonshme për të hyrë në zonë dhe për të mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.
Por ylli brazilian humbi më pas mundësinë për t’u kthyer në heroin e kombëtares së tij me mënyrën se si humbi 11-metërshin e minutës së 81-të, pasi topi përfundoi shumë lart mbi traversë në një gjuajtje krejtësisht të gabuar, që solli erdhe vërshëllima nga publiku.
“Kjo është mënyra tipike si i gjuan penalltitë Neimar. Por zakonisht topi nuk përfundon aq lart. Pjesa me bar natyral e stadiumit e bëri më të vështirë se zakonisht goditjen nga pika e bardhë”, shpjegoi trajneri Menezes pas ndeshjes gabimin e lojtarit të tij.
“Nuk është ndonjë gjë e madhe, kam gabuar gola edhe më parë. Unë e gjuajta penalltinë si gjithmonë. Ndoshta ishte faji i barit. Por nuk kam pse të ndjehem keq, pasi shënova edhe një gol të bukur në këtë ndeshje”, ishin fjalët e vetë futbollistit brazilian. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »