Kobi Brajant ka treguar për të disatën herë se është një admirues i Lionel Mesit, ndërsa i ka bërë një propozim mjaft të veçantë futbollistit argjentinas.
“Unë i propozoj që të vijë të stërvitet një javë me Los Anxhelos Leikërs ndërsa unë të shkoj një javë te Barcelona”, ishte batuta e yllit të NBA, i cili ka qenë në Stamboll për të regjistruar një spot publicitar për kompaninë “Turkish Airlines”.
Megjithëse si Brajant, ashtu edhe Mesi, do të jenë pjesëtarë të këtij sporti televiziv, ata nuk kanë arritur që të takohen, pasi futbollisti ka regjistruar pjesën e tij në Barcelonë, ndërsa basketbollisti ka regjistruar skenat e tij në një avion në aeroportin e Stambollit.
Detajet e këtij spoti publicitar janë mbajtur sekret deri në dhjetor, data e publikimit të tij, ndërsa Brajant ka bërë shaka me atë që mund të jetë në video.
“Ndoshta unë do të shënoj gol me një top basketbolli ndërsa Leo do të bëjë kosh me një top futbolli”, tha ylli i NBA. (LajmeShqip.com)
Saturday, 22 September 2012 12:30